Diellza Kolgeci për garën ‘Vip Ipko tennis tournament’: Është viti jubilar

Tenis

Diellza Kolgeci për garën ‘Vip Ipko tennis tournament’: Është viti jubilar

Kemajl Goca Nga Kemajl Goca Më 4 qershor 2025 Në ora: 16:49
Diellza Kolgeci

Përgatitjet shkojnë sipas planit për turneun jubilar të tenisit.

Pritet një turne më interesant se ato të viteve të kaluara.

Është fjala për “Vip Ipko tennis tournament” që do të mbahet në fushën e tenisit të hotel Emerald në periferi të kryeqytetit të Kosovës. 

Image

Stema e turneut

Ideatorja dhe organizatorja e këtij turneut është aktorja e famshme, Diellza Kolgeci.

Aktorja e famshme thotë se është një turne më i veçantë.

Image

Ish basketbollisti i njohur Florian Miftari 

Përgatitjet po bëhen në çdo aspekt që turneu të jetë në nivelin ashtu siç i ka hije dhe pritet një numër i madh personaliteteve të ndryshme që të janë pjesëmarrës në lojën e tenisit që do të mbahet më 14 qershor.

“Sivjet është viti jubilar - 10 vjetorit të këtij organizimi e të vetmit këtij lloj në rajon ‘Vip tennis tournament’ që ka për qëllim me promovu jetën e shëndetshme dhe se nuk ka rëndësi çfarë profesioni keni çdo herë duhet lënë kohë për aktivitete sportive”, thotë Diellza për gazetën kombëtare “Bota sot”. 

Image

Adriana Matoshi

Si gjtihmonë edhe kësaj radhe do të marrin pjeë fytyra të njohura të jetës politike, kulturës e sportit.

“Marrin pjesë fytyra të jetës publike nga politika arti, muzika, mediat, bizneset, sporti etj”, ka nënvizuar Diellza e cila kohën e lirë si gjithmonë e shfrytëzon për aktivitete sportive.

Image

Vlora Çitalku e Arta Avdiu

Ky turne ka edhe disa të veçanta që e bëjnë edhe më atraktive. 

“Çdo vit i shtohet nje emër këtij turneut varësisht nga bizneset që e përkrahin sivjet do të quhet ‘Vip Ipko tennis tournament’. 

Image

Blerand Stavileci, ish basketbollist

Kjo ngjarje përcillet me argëtim muzikor nga Dj Cocktails të ndryshme dhe ushqime të lehta.

E gjithë kjo do të mbahet në fushën e tenisit në Emerald Hotel”, ka përfunduar Diellza.

Image

Diellza Kolgeci

 

 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat