Dy tenistet më të mira në finalen e Roland Garros

Tenis

Dy tenistet më të mira në finalen e Roland Garros

Më: 6 qershor 2025 Në ora: 11:56
Sabalenka

Teninstja bjelloruse Aryna Sabalenka dhe ajo amerikane Coco Gauff janë dy finalistet e grand slam të Roland Garros.

Ky është turneu më i rëndësishëm i fushave me dhe, që zhvillohet në Paris.

Sabalenka, numri 1 në botë, mundi 2-1 në gjysmëfinale polaken Iga Swiatek (7-6, 4-6, 6-0).

Një ndeshje që pati rivalitet dhe emocione vetëm në dy setet e para, pasi në të tretin polakja nuk fitoi asnjë “game”.

Seti i parë, që u vendos në “tie break” nga Sabalenka, ndikoi jo pak në rezultatin final. Më e lehtë fitorja e Gauff, që mundi 2-0 (6-1, 6-1) francezen Lois Boisson. Kjo e fundit, numri 361 në botë, kishte befasuar deri më tnai.

E ardhur në turne me një “wild card” (ftesë) ajo shkoi deri në gjysmëfinale, ku u dorëzua përballë numrit 2 në botë.

Ndaj, finalja e së shtunës pritet me interes, pasi do të përballen dy tenistet më të mira në botë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat