Sukses i madh për kombëtaren e Kosovës.
Djelmoshat tanë kualifikohet në grupin III të Kampionatit Botëror – Davis Cup në tenis.
Djemtë tanë shënuan fitore ndaj Andorrës 2:1 në ‘Play Off’.
“Fitoret nuk kanë të ndalur për ekipin e Kosovës në “Davis Cup 2025”!
Tenistët tanë, me 4 fitore nga 4 takime, shkëlqyen në Tiranë – Shqipëri, duke siguruar kualifikimin e merituar në Grupin III të Davis Cup, që njihet si Kampionati Botëror i Tenisit.
Sot, në ndeshjet vendimtare të play-off-it ndaj Andorrës, djemtë tanë dhanë maksimumin, duke treguar luftë, pasion dhe nivel të lartë loje”, njofton FTK.
Rezultatet
Jasin Jakupi - Eric Cervos Noguer 2:1 (setet 6:7, 6:3, 2:6)
Vullnet Tashi - Damien Gelabert 2:0 (6:0, 6:0)
Vullnet Tashi / Doni Gashi - Eric Cervos Noguer / Damien Gelabert 2:0 (6:4, 6:4)