Viti i dhjetë, viti jubilar që organizohet “Vip Ipko Tennis Tournament 2025” në periferi të Prishtinës, te fusha e tenisit të hotel “Emerald”.
Kush tjetër organizatore e kësaj ngjarje përveç aktores së njohur të Kosovës, Diellza Kolgeci.
Në këtë aktivitet morën pjesë emra të njohur të politikës, estradës e sportit.

Foto e përbashkët
Diellza Kolgeci është jashtëzakonisht e lumtur për pjesëmarrjen, ecurinë dhe atraktivitetin në fushën e tenisit.
“Nje super aktivitet, me një atmosfere super pozitive, muzikë, sport, vallëzim, dhe shumë energji e mirë mes miqve që vijnë nga profesione të ndryshme e që të gjithë sot i bashkoi tenisi duke u relaksua në këtë ditë shumë të bukur”, ka shkruar Diellza.
