Tenisti spanjoll Carlos Alcaraz fitoi turneun ATP 500 të Quenn’s, një nga eventet më të rëndësishme në fushat me bar.
Në finale ai mundi 2-1 çekun Jiri Lehecka (7-5, 6-7, 6-2).
Kjo është fitorja e 18-të radhazi për Alcaraz, aktualisht numri 2 në botë, që ngriti lart trofeun e pestë sezonal.
Ai tregoi një formë të mirë dhe se është gati për grand slam të Wimbledon.
Alcaraz synon edhe kreun e renditjes botërore, që mund të vijë që në fund të kësaj vere, në dëm të Jannik Sinner.