Finalja e dytë brenda një muaji mes Sinner dhe Alcaraz, synojnë trofeun e Wimbledon

Tenis

Finalja e dytë brenda një muaji mes Sinner dhe Alcaraz, synojnë trofeun e Wimbledon

Më: 13 korrik 2025 Në ora: 09:14
Jannik Sinner dhe Carlos Alcaraz

Jannik Sinner dhe Carlos Alcaraz do të zhvillojnë finalen e dytë brenda një muaji në një turne Grand Slam të tenisit.

Ata synojnë trofeun e Wimbledon, turneu më i madh në këtë sport.

Sinner do të kërkoj hakmarrjen ndaj Alcaraz, për humbjen në finalen e Franch Open (Roland Garos), në fillimin e muajit qeshor.

Tenisiti spanjoll ka një bilanc pozitiv në përballjet direkte, ku ka shënuar nëntë fitore kundrejt pesë fitoreve të italianit.

Finalja e Wimbledon do të nis nga ora 17:00.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat