Tsitsipas largon Ivanisheviqin si trajner dhe e akuzon

Tenis

Tsitsipas largon Ivanisheviqin si trajner dhe e akuzon

Më: 27 korrik 2025 Në ora: 13:43
Ivanisheviq - majtas

Tenisti grek Stefanos Tsitsipas, ish-numri 3 në botë, ka konfirmuar ndarjen nga trajneri i tij, ish-tenisti i njohur Goran Ivanisheviq.

Një ndarje që në pamje të parë duket normale, por duket se nën rrogoz fshihet më shumë, deri në inate e sherre mes palëve.

Versioni i parë zyrtar i dhënë nga Tsitsipas në Instagram, thotë: “Të punoja me Goran Ivanisevic ishte një përvojë e shkurtër por intensive, një kapitull vërtet i çmuar në karrierën time. Nuk kam gjë tjetër veçse respekt për të, jo vetëm për atë që ka arritur në tenis, por edhe për personin që është”.

Por versioni i dytë është nxitës. Greku e publikoi atë për Sports DNA: “Është shumë e vështirë të punosh me diktatorë dhe njerëz që flasin keq për ty dhe me të cilët mendon se nuk ka lidhje, as me ty as me ekipin tënd“.

Akuza të rënda, ndaj Tsitsipas sqaroi më tej arsyet e ndarjes: “Kur punoj me njerëzit e duhur, ata që zgjedh vetë dhe që më bëjnë të ndihem mirë, kjo krijon një atmosferë pozitive.

Por bëra gabime:

Luajta shumë, u stërvita shumë. Dhe kjo shkatërroi marrëdhënien time me tenisin”.

“Dua të ndërtoj një ekip njerëzish që ndajnë të njëjtat qëllime me mua. Dhe mbi të gjitha, një grup që ndihet si një familje, me të cilën mund të qëndroj në kontakt edhe pasi të mbarojë karriera ime”, tha tenisti grek.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat