Sabalenka dhe Anisimova fitore me përmbysje

Tenis

Sabalenka dhe Anisimova fitore me përmbysje

Më: 5 shtator 2025 Në ora: 11:11
Aryna Sabalenka

Tenistja bjelloruse Aryna Sabalenka dhe ajo amerikane Amanda Anisimova janë dy finalistet e grand slam të US Open për femra, turne që po zhvillohet në Nju Jork.

Sabalenka mundi me për mbysje 2-1 në gjysmëfinale amerikanen Jessica Pegula (4-6, 6-3, 6-4), në një ndeshje me rivalitet. Kjo është finalja e tretë radhazi në US Open për bjellorusen, duke qenë favorite.

Në gjysmëfinalen tjetër, Anisimova mposhti 2-1 (6-7, 7-6, 6-3) japonezen Naomi Osaka, duke dalë për herë të parë në finalen e këtij turneu. Për numrin 8 në botë kjo është finalja e dytë radhazi pas asaj të Wimbledon.

Kjo është hera e parë që dy tenistet përballen në finalen e një grand slam, por në përballjet direkte, Anisimova ka fituar 6 herë ndaj tri fitoreve të Sabalenka.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat