Karlos Alkaraz është “mbreti” i ri në Us Open dhe në renditjen botërore të tenisit.
Kampioni spanjoll tregoi forcën e tij në finalen e turneut grand slam kundër Janik Sinerit, duke e rrëzuar italianin nga froni.
Alkarazit i mjaftuan katër sete, për të triumfuar me rezultatin 3-1 në finale (2-6, 6-3, 1-6, 4-6), duke fituar Grand Slamin e tij të gjashtë, për ta marrë edhe kreun e klasifikimit ATP.
Gjithçka ndodhi në fushën e Arthur Ashe nën vëzhgimin edhe të Presidentit të SHBA, Donald Tramp dhe shumë yjeve të tjerë të artit botëror.
Alkarazit i mjaftuan 2 orë e 44 minuta për t’i mbyllur llogaritë, duke bërë kështu të tijin trofeun e kompeticionit prestigjioz amerikan.