Mallkimi i Drake ka rënë edhe mbi Jannik Sinner.
Tifozët e italianit e kanë pasur frikë humbjen e tenistit të tyre atë që kur reperi i njohur njoftoi se kishte vënë bast 300,000 dollarë për Jannik, për të fituar US Open.
Historia e tij e mëparshme flet vetë: Amerikani ka mbështetur vazhdimisht “sportistin e gabuar” dhe si përfundim kishte humbur shumë para më parë.
Kjo gjë u përsërit edhe me tenistin italian në US Open.
Një nga këto baste të mallkuara përfshinte edhe vetë Sinner, protagonist në finalen e US Open 2024 kundër Fritz. Në atë rast, Drake kishte vënë bast për kalifornianin. Rezultati? Një fitore e madhe për Sinner.
Këtë herë, Drake nuk i solli Sinner fat të dielën. Reperi 38-vjeçar ka vënë shumë baste të gabuara. Ndër më të spikaturat është basti prej 355,000 dollarësh që Mike Tyson të sfidonte dhe fitonte ndaj Jake Paul (i cili fitoi).