Spanjolli fiton 5 milionë dollarë

Tenis

Spanjolli fiton 5 milionë dollarë

Më: 9 shtator 2025 Në ora: 19:17
Karlos Alkaraz

Karlos Alkaraz mundi Janik Sinerin për të fituar “US Open” dhe duke fituar një çmim prej 5 milionë dollarësh.

Në shikim të parë, kjo është një shumë e madhe, por spanjolli do të marrë vetëm gjysmën e saj.

Sipas ligjit tatimor të SHBA-së, Alkaraz bie në grupin e sipërm prej 37% të taksave për fitime mbi 609,000 dollarë.

Kjo do të thotë se ai do të duhet të paguajë rreth 1.7 milionë dollarë vetëm në taksa federale, plus një normë tatimore shtetërore të Nju Jorkut prej 9.65%, plus shpenzime të tjera në SHBA, duke i ulur të ardhurat e tij neto në vetëm 2.5 milionë dollarë.

Kjo nuk përfshin kostot e udhëtimit dhe akomodimit, si dhe ekipet e mëdha të stërvitjes dhe PR që ka çdo atlet profesionist, veçanërisht ato në sportet individuale.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat