Dominic Thiem: Tenisi sport për të pasur, e papranueshme

Tenis

Dominic Thiem: Tenisi sport për të pasur, e papranueshme

Më: 14 tetor 2025 Në ora: 14:34
Dominic Thiem

Gati një vit pasi lajmëroi largimin nga tenisi profesiosnit, Dominic Thiem ka dhënë një deklarët për të cilën po flitet shumë në orët e fundit.

Tenisti austriak është nga të paktët që ka denoncuar në publik kostot e larta më të cilat përballen talentet, të cilët aspirojnë që të nisin karrierë profesioniste.

Për austriakun tenisi është një sport për të pasur pasi sipas tij një lojtari të ri i duhet që të shpenzojë rreth 100.000 mijë euro në vit për të mbajtur gjallë ëndrrën e madhe të kthehet në lojtar profesionsit.

“Tenisi është një sport për të pasurit dhe këtë fakt e shikon që në moshë të re.

Të stërvitesh kushton shumë. Unë mund t’iu them se mes moshës 13-18 vjeçare duhet që të shpenzosh 80.000-100.000 mijë euro në vit ose le të themi gati 1 milionë euro në total për të përballuar të gjitha shërbimet”, tha Dominic Thiem gjatë një interviste të dhënë për podcast-in spanjoll “Jot Doën Sport”..

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat