Sineri po merr lëvdata nga të gjitha anët

Tenis

Sineri po merr lëvdata nga të gjitha anët

Më: 4 nëntor 2025 Në ora: 16:25
Siner e Alkaraz

Tenisti italian Janik Siner riktheu formën dhe triumfoi ndaj “rivalit të madh” Carlos Alkaraz në Mastersin e Parisit, fitore kjo që e riktheu në majën e listës së ATP.

Sineri po merr lëvdata nga të gjitha anët për formën e tij të shkëlqyer, por edhe për mentalitetin dhe dëshirën për përmirësim, sidomos kur kihet parasysh periudha e keqe gjatë së cilës humbiste vazhdimisht nga spanjolli në ndeshjet e mëdha finale.

I fundit që i drejtoi fjalë lavdëruese Sinerit është bashkëkombasi i tij, ish-tenisti Adriano Panatta, i vetmi italian që, para Sinerit, ka fituar një Grand Slam në kohën që janë emëruar me “Open”.

“Një gjë i dallon Sinerin dhe Alkarazin. Karlos mund të ketë një ditë të keqe, ndërsa Janik kurrë.

Pres që këta të dy të luajnë në finalen e Torinos. Carlos duhet të jetë shumë i kujdesshëm.

Ose do të jetë shumë i përqendruar kundër Jannik, ose kurrë më nuk do ta mund,” thotë Panatta.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat