Rybakina shpallet “kampionia e vitit”

Tenis

Rybakina shpallet “kampionia e vitit”

Më: 11 nëntor 2025 Në ora: 12:03
Elena Rybakina

Tenistja kazake Elena Rybakina ka fituar turneun WTA Finals, eventi i fundit i vitit ku luajnë 8 tenistët më të mira në botë. Në finalen e zhvilluar në Riad të Arabisë Saudite, ajo mundi 2-0 bjellorusen Aryna Sabalenka (6-3, 7-6).

Kjo është hera e parë që 26-vjeçarja kazake (aktualisht numri 5 në botë) fiton këtë turne, ndërkohë që për Sabalenka (numri 1 në botë) ky turne duket i mallkuar (bjellorusja nuk e ka fituar asnjëherë në 5 pjesëmarrrje).

Falë shtatlartësisë së saj (1.84m) Rybakina ndërtoi fitoren, me shërbime të forta dhe të shpejta, duke vënë në vështirësi Sabalenka. Sukses disi i papritur për Rybakina, që e kishte në dyshim pjesëmarrjen në këtë turne.

Kështu, kazakja e mbyll vitin si “mbretëreshë”, në një sezon ku në grand slam zhgënjeu shumë. “Ishte një fitore e pabesueshme. Shpresoj që ky triumf të më ndihmojë shumë në të ardhmen”, tha Elena Rybakina, që fitoi edhe 5 milionë dollarë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat