Tenisti spanjoll Carlos Alcaraz është kualifikuar për në gjysmëfinalet e ATP Finals, turneu i fundit i këtij viti, ku luajnë 8 tenistët më të mirë në botë dhe që po zhvillohet në Torino.
Në ndeshjen e fundit të fazës së grupeve, ai fitoi 2-0 (6-4, 6-1) ndaj italianit Lorenzo Musetti. Falë këtij triumfi, ai siguroi matematikisht edhe kreun e renditjes botërore deri në fund të këtij viti
Alcaraz duelonte “kokë më kokë” me italianin Jannik Sinner (gjithashtu i kualifikuar në gjysmëfinalet ATP Finals) për vendin e parë në renditje, por spanjolli arrin ta ruajë kreun, pavarësisht nëse fitoi apo jo turneun.
Top-5, meshkuj
1.Carlos Alcaraz, 11.650 pikë
2.Jannik Sinner, 10.400 pikë
3.Alexander Zverev, 5.160 pikë
4.Novak Djokovic, 4.830 pikë
5.Taylor Fritz, 4.135 pikë.