Sinner, tenisti më i dashur për tifozët

Tenis

Sinner, tenisti më i dashur për tifozët

Më: 12 dhjetor 2025 Në ora: 23:29
Jannik Sinner

Jannik Sinner nuk fiton vetëm në fushë, por edhe zemrat e tifozëve.

Tenisti italian është shpallur për të tretin vit radhazi “ATP Fans Favourite”, pas titujve të fituar në 2023 dhe 2024.

Numri dy i botës mori votat më të shumta nga tifozët në të gjithë globin, duke u konfirmuar si favorit i publikut edhe gjatë një viti të vështirë, pas pezullimit tremujor për shkak të rastit Clostebol në mars 2024, kur një analizë e gjakut tregoi praninë e një sasie jashtëzakonisht të vogël të substancës.

Sinner falënderoi ndjekësit e tij për mbështetjen e tyre të vazhdueshme përmes një postimi në rrjetet sociale menjëherë pas shpalljes nga ATP. Ky vlerësim tregon ndikimin e madh të tenistit italian te tifozët dhe popullaritetin e tij jashtë fushës së tenisit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat