Dënim prej 4 vjetë e gjysëm për tenistin dominikan

Tenis

Dënim prej 4 vjetë e gjysëm për tenistin dominikan

Më: 25 dhjetor 2025 Në ora: 12:21
Maikel Villalona

Agjencia Ndërkombëtare për Integritetin e Tenisit (ITIA) ka konfirmuar se tenisti dominikan Maikel Villalona është dënuar me katër vjet e gjashtë muaj pezullim për shkelje të shumta të Programit Antikorrupsion të

Tenisit Villalona, 21 vjeç, i cili nuk është i renditur në klasifikimin botëror, u akuzua më 15 tetor për pesë shkelje të rënda, përfshirë manipulimin e rezultatit të një ndeshjeje, marrjen e parave dhe mosdenoncimin e një skeme korruptive.

Shkeljet lidhen me një ndeshje dyshe të “ITF World Tennis Tour”, të zhvilluar në vitin 2022, sipas një njoftimi zyrtar të ITIAs.

Po ashtu, tenisti u shpall përgjegjës për mungesë bashkëpunimi me hetimin, pasi injoroi pesë kërkesa të ndryshme të ITIA-s për t’u paraqitur në intervistë në fillim të vitit 2025.

Duke mos iu përgjigjur akuzave të organit përgjegjës për luftimin e korrupsionit në tenis,

Villalona pranoi përgjegjësinë për të gjitha akuzat dhe pranoi dënimin, që përfshin pezullimin katërvjeçar e gjashtëmujor si dhe një gjobë prej 10.000 dollarësh (rreth 8.500 euro).

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat