Te femrat, kualifikohet më tej numri 1 në botë

Tenis

Te femrat, kualifikohet më tej numri 1 në botë

Më: 18 janar 2026 Në ora: 14:00
Aryna Sabalenka

Ka startuar sot në Melburn grand slam i Australian Open, turneu i parë i madh i këtij viti në tenis.

Te femrat, kualifikohet më tej numri 1 në botë, bjellorusja Aryna Sabalenka.

Ajo mposhti 2-0 (6-4, 6-1) Sarah Tsintsoa.

Surpriza e vetme ishte eliminimi i veteranes amerikane Venus Williams, që u mund 2-1 nga Olga Danilloviq.

Më tej kualifikohen edhe britanikja Emma Raducanu, ukrainsja Elina Svitolina, grekja Maria Sakkari, italiania Jasmine Paolini, kazakja Yulia Putinseva, rusja Anastasia Potavova dhe australiania Talia Gibson.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat