Carlos Alcaraz me “një këmbë” në finale

Tenis

Carlos Alcaraz me “një këmbë” në finale

Më: 27 janar 2026 Në ora: 18:51
Carlos Alcaraz

Tenisti spanjoll Carlos Alcaraz, dëshmoi sot formën e shkëlqyer duke u kualifikuar në gjysmëfinalen e parë të Australian Open. Alcaraz e mposhti lehtë nikoqirin Alex de Minaur me 7-5 në setin e parë, 6-2 dhe 6-1 në setin e dytë dhe të tretë, transmeton KosovaPress.

E vetmja përpjekje australianit Minaur ishte në setin e parë, por që rezultoi pa sukses pas një super performance nga Alcaraz.

Pak më vështirë e pati gjysmëfinalisti tjetër Alexander Zverev, i cili u lodh deri në setin e katërt. Numri 3 i botës e mposhti 20 vjecarin nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Learner Tien, 3-1 me sete.

Spanjolli Alcaraz dhe gjermani Zverev do të përballen edhe një herë në Melbourne, ku në janarin e vitit 2024, Zverev e mposhti Alacaraz-in në qerekfinale, 3-1 me sete, duke ia prishur ëndërrën për trofe.

Gjysmëfinalja e parë do të zhvillohet të premtën, duke filluar nga ora 04:30 e mëngjesit sipas kohës tonë lokale, ku Alcaraz do të kërkojë me cdo kusht që koleksionin ta plotësoj edhe me cmimin e Austrlian Open, që aktualisht e mban italiani, Jannik Sinner.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat