Tenisti italian dominoi dy setet e para ndaj serbit, por nuk mundi të vazhdonte për një problem fizik.
Fati i keq përndjek Lorenzo Musetti, i cili është detyruar ta ndërpresë rrugëtimin e Australian Open në çerekfinale.
Ai po zhvillonte një ndeshje të madhe dhe udhëhiqte 6-4, 6-3 kundër Novak Gjokoviq, por u dorëzua në setin e 3-të, në momentin që rezultati ishte 3-1 për serbin.
Fatal një problem fizik, që e bëri të pamundur vazhdimin e ndeshjes nga italiani..
Vërtet i mallkuar Musetti, pasi e njëjta gjë i ndodhi edhe në Roland Garros, ku u tërhoq në gjysmëfinale kundër Alcaraz.
Musetti kërkoi ndihmën e stafit mjekësor pas një lëvizje të gabuar. Italiani ndjeu dhimbje dhe rrëshqiti menjëherë 3-1.