Carlos Alcaraz fiton pa telashe

Tenis

Carlos Alcaraz fiton pa telashe

Nga: K.G. Më: 8 mars 2026 Në ora: 14:33
Carlos Alcaraz

Tenisti spanjoll, Carlos Alcaraz, e ka nisur me fitore fushatën e tij në turneun Indian Wells Masters për vitin 2026, pasi mposhti Grigor Dimitrov me rezultat 2:0 (6:2, 6:3) për vetëm 66 minuta lojë.

Me këtë fitore në dy sete, numri një i botës siguroi kalimin në rrethin e tretë, ku të hënën do të përballet me Arthur Rinderknech.

22-vjeçari spanjoll hyri në ndeshje shumë i fokusuar dhe nuk la shumë hapësirë për rivalin.

Ai i mori shërbimin Dimitrovit tri herë, mbrojti pa problem shërbimin e tij dhe u përshtat shumë mirë me erën karakteristike të shkretëtirës në Indian Wells.

Alcaraz deklaroi se fusha në Indian Wells i përshtatet stilit të tij të lojës. 

Aktualisht i renditur i 42-ti në botë, Dimitrov arriti të bëjë pak më shumë rezistencë se në përballjen e vitit të kaluar, duke fituar tre gema më shumë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat