Presioni krijon diamante, siç thuhet shpesh.
Ylli spanjoll i tenisit, Carlos Alcaraz, e dëshmoi këtë në ndeshjen e raundit të tretë në Indian Wells, duke përmbysur rezultatin pas humbjes së setit të parë dhe duke mposhtur numrin 26-të të renditur në ranglistë , Arthur Rinderknech, me rezultat 2:1 (6:7, 6:3, 6:2).
Fituesi shtatë herë i Grand Slam u gjend në vështirësi në fillim të ndeshjes, duke humbur setin e parë ndaj Rinderknech pas disa gabimeve të pazakonshme në “tie-break”. Por pasi humbi edhe lojën e parë të setit të dytë, diçka ndryshoi.
Alcaraz filloi të realizojë goditje fituese njëra pas tjetrës në setin e dytë dhe të tretë, duke fituar katër “break point” dhe duke shpëtuar tre të tilla.
“Ai po luante tenisin e tij më të mirë, do të thosha, në setin e parë dhe në fillim të të dytit. Për mua ishte vërtet shumë e vështirë”, tha Alcaraz për ATP pas ndeshjes.
“Isha në telashe, të jem i sinqertë, por jam shumë i lumtur me mënyrën se si e menaxhova gjithçka që po ndodhte. E pranova situatën, vazhdova përpara, qëndrova i fortë mendërisht dhe provova të bëj diçka pak më ndryshe… Mendoj se thjesht fillova të luaj më solid, duke pritur momentet e mia”.
Në raundin e 1/8-ës së finales, ai do të përballet me Casper Ruud.