Pas një ndeshje që zgjati 2 orë e 35 minuta, tenisti serb Novak Gjokoviq është eliminuar nga turneu Masters i Indian Wells.
Ish-numri 1 në botë u mund 2-1 nga britaniku Jack Draper me rezultat 2:1 (4-6, 6-4, 7-5).
Fitorja kualifikon tenistin britanik në çerekfinalet e këtij turneu, ku ndodhet edhe spanjolli Carlos Alcaraz.
Ndërsa sot është radha e Jannik Sinner e Alexander Zverev për të zbritur në fushë.
Fitorja e Draper, numri 14 në botë, ishte e merituar, që arriti të përmbysë disavantazhin e setit të parë.
Duket se britaniku ndihej më komod në këtë fushe, një turne ku ai është kampion në fuqi.