Aryna Sabalenka fiton turneun Miami Open për herë të dytë radhazi

Tenis

Aryna Sabalenka fiton turneun Miami Open për herë të dytë radhazi

Më: 29 mars 2026 Në ora: 14:40
Sabalenka

Bjellorusja Aryna Sabalenka mposhti amerikanen Coco Gauff me rezultat 2:1 (6:2, 4:6 dhe 6:3) në finalen e turneut të tenisit Miami Open për femra.

Në finalen e turneut ATP Masters 1000 të mbajtur në Miami, SHBA, numri 1 në botë Sabalenka u përball me Gauffin, e renditur e katërta.

Në një ndeshje që zgjati dy orë e nëntë minuta, Sabalenka mposhti kundërshtaren e saj  në sete, duke fituar titullin e saj të dytë radhazi në turne.

Lojtarja bjelloruse u bë tenistja e parë që nga polakja Iga Swiatek që fitoi të dy turnetë në vitin 2022.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat