Tenisti numër një në botë, spanjolli Carlos Alcaraz, u kualifikua në finalen e Monte Karlo Masters, pasi mposhti Valentin Vacherot nga Monaco me rezultat 2:0 (6:4, 6:4).
Ai e mposhti lojtarin e 23-të në listën e ATP pas një ore e 25 minutash lojë.
Alcaraz e “thyen” kundërshtarin e tij tre herë.
Në finale, Alcaraz do të luajë kundër tenistit numër dy në botë, italianit Jannick Siner.