Sinner ‘monstruoz’ triumfon në Montekarlo përballë Alcarazit

Tenis

Sinner ‘monstruoz’ triumfon në Montekarlo përballë Alcarazit

Më: 12 prill 2026 Në ora: 17:53
Carlos Alcaraz e Jannik Sinner

Tenisti italian, Jannik Sinner, ka arritur një sukses të jashtëzakonshëm, duke fituar turneun Monte Carlo Masters dhe duke u rikthyer në vendin e parë të renditjes botërore ATP.

Në finalen e madhe, Sinner mposhti rivalin e tij të fortë, Carlos Alcaraz, me rezultatin 7-6, 6-3, në një ndeshje që zgjati më shumë se dy orë e pesëmbëdhjetë minuta.

Dueli u karakterizua nga kushte të vështira për shkak të erës dhe disa gabime nga të dy lojtarët, por italiani tregoi qetësi dhe cilësi në momentet vendimtare.

Seti i parë u vendos në “tie-break”, ku Sinner ishte më i saktë dhe arriti të merrte. Në setin e dytë, ai përmbysi një disavantazh fillestar, duke i thyer dy herë shërbimin Alcaraz-it dhe duke mbyllur ndeshjen me autoritet.

Ky është titulli i tetë i kategorisë Masters 1000 në karrierën e Sinner-it, një arritje që konfirmon rritjen e tij të vazhdueshme në elitën e tenisit botëror. Me këtë triumf, ai rikthehet në krye të renditjes ATP, duke forcuar statusin si një nga lojtarët më të mirë të momentit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat