Mungon gjithnjë e më pak deri te gara e Jannik Sinner në Caja Magica të Madridit.
Numri një në botë ka folur për “Sky Sport” rreth rivalit të tij Carlos Alcaraz, mungesa e madhe e këtij kompeticioni:
“U gëzova shumë që e pashë dje në ceremoninë e çmimeve Laureus World Sports Awards. Tërheqja e tij nuk ka ndikuar në vendimin tim për të qenë këtu në Madrid”.
Sinner do të kërkojë të zgjerojë epërsinë ndaj spanjollit në renditjen ATP, në një turne që nuk ka qenë gjithmonë me fat për të:
“Madrid është një turne ku nuk kam luajtur vitin e kaluar dhe ku nuk kam arritur kurrë më shumë se çerekfinalet. Është një mundësi për të kuptuar më mirë si të përshtatem me këto kushte.
E di çfarë kam bërë në tre turnetë e fundit: ka qenë një periudhë shumë e ngarkuar, por fizikisht ndihem mjaft mirë, edhe pse një lodhje e vogël është normale”.
Për punën e përditshme dhe sukseset e fundit, ai u shpreh kështu:
“Jam i zoti të mos dëgjoj askënd. Vetëm unë dhe skuadra ime mund ta dimë sa punë qëndron pas gjithçkaje.
Ka qenë një periudhë shumë e rëndësishme me shumë ndeshje pozitive dhe fitore, por e di se sezoni mund të ndryshojë në një moment.
Nuk gëzohem shumë kur fitoj dhe nuk mërzitem kur humbas.
Gjithmonë kam qenë i qetë, i bindur se herët a vonë rezultatet do të vinin, sepse kam punuar shumë”.