Jannik Sinner fiton turneun në Madrid

Tenis

Jannik Sinner fiton turneun në Madrid

Nga: K.G. Më: 3 maj 2026 Në ora: 19:38
Jannik Sinner

Tenisti italian, Jannik Sinner aktualisht numri një në botë sipas renditjes ATP, vazhdon dominimin në tenis duke fituar bindshëm turneun Madrid Masters në sipërfaqe dheu.

Në finale, ai e mposhti gjermanin Alexander Zverev me rezultat të thellë 2:0 (6:1, 6:2).

Sinner e nisi furishëm ndeshjen, duke fituar setin e parë për vetëm 25 minuta.

Pritej një reagim nga Zverev në setin e dytë, por kjo nuk ndodhi.

Në rezultatin 1:1, italiani ia mori sërish shërbimin kundërshtarit, kaloi në 3:1 dhe e kontrolloi ndeshjen deri në fund pa gabime.

Kjo ishte fitorja e nëntë radhazi e Sinner ndaj Zverevit, duke e çuar bilancin e përgjithshëm në 10:4 në përballjet mes tyre. Me këtë triumf, ai u bë tenisti i parë në histori që fiton pesë turne ATP Masters 1000 radhazi.

Nga ana tjetër, Zverev mbetet me dy tituj në Madrid (2018 dhe 2021) dhe gjithsej 24 tituj në karrierë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat