Diellza Kolgeci përgatitet për sfidën e madhe: Çdo gjë po shkon mirë 

Tenis

Diellza Kolgeci përgatitet për sfidën e madhe: Çdo gjë po shkon mirë 

Më: 13 maj 2026 Në ora: 16:22
Diellza Kolgeci

VIP Tennis Tournament’ sivjet shënon vitin e 11-të të organizimit, duke promovuar jetën e shëndetshme, sportin dhe tenisin në veçanti. 

Ky event ka arritur të bashkojë figura të njohura nga profesione të ndryshme, ndër ta përfaqësues të politikës - kryeministra, ministra, gazetarë, njerëz të biznesit, artistë, këngëtarë, piktorë dhe sportistë – të cilët luajnë tenis së bashku me tenistë profesionistë.

Ky është organizimi i vetëm i këtij lloji që mbahet në rajon, duke krijuar një atmosferë unike ku sporti, rrjetëzimi dhe promovimi i një stili të shëndetshëm jetese bëhen bashkë në një ngjarje të vetme. 

Image

Pamje nga gara e kaluar

Diellza Kolgeci, organizatore e kësaj ngjarje të rëndësishme që mbahet më 13 qershor, tha se organizimit po shkon sipas planit.

“Sa po kemi fillua me organizim dhe çdo gjë po shkon mirë duke marr parasysh që është organizim që tani me ka dhënë vulë edhe sivjet do të këtë fytyra të jetës publike të cilët do të luajnë mes vete por edhe do të argëtohen me muzikë nga dj të cilët çdo vit e bëjnë atmosferën me relaksuese’,  - thotë Diellza për gazetën kombëtare “Bota sot”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat