Zverev dhe Swiatek avancojnë në raundin e tretë të Roland Garros

Tenis

Zverev dhe Swiatek avancojnë në raundin e tretë të Roland Garros

Më: 28 maj 2026 Në ora: 11:48
Alexander Zverev

Kanë nisur në Paris ndeshjet e raundit të dytë të grand slam-it të Roland Garros. 

Në raundin e tretë kualifikohet Karen Khachanov, që mundi 3-1 Marco Trungelliti, ndërsa rusi tjetër Andrey Rublev mundi 3-1 Camillo Carabelli.

Një biletë për në raundin tjetër sigurojnë edhe tri tenistë të tjerë pretendentë: Alexander Zverev (3-1 ndaj Tomas Machac), Casper Ruud (3-0 ndaj Hamad Medjedovic) dhe Tommy Paul (3-0 ndaj Lorenzo Sonego).

Te femrat, Elina Svitolina e Ukrainës mundi 2-0 Kaitlin Quevedo, ndërsa Belinda Bencic e Zvicrës mundi 2-0 Caty McNally. Eliminohet Jasmine Paolini e Italisë.

Pa probleme avancon më tej tenistja polake Iga Swiatek, që mundi 2-0 Sara Bejlek, ndërsa numri 2 në botë, kazakja Elena Rybakina u mund 2-1 nga Yulia Starodubtsewa.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat