Misteri i problemeve të Jannik Sinner

Tenis

Misteri i problemeve të Jannik Sinner

Më: 29 maj 2026 Në ora: 15:32
Sinner

Disfata e fundit e Jannik Sinner në Roland Garros, ka ngritur dyshime të mëdha për gjendjen e tij shëndetësore.

Menaxhimi i kalendarit tenistit italian ka sjellë diskutime të shumta pas sforcimeve të njëpasnjëshme në turnetë e Madridit, Romës dhe së fundmi në Roland Garros.

Vendimi i tenistit italian për të kaluar pa tranzicion nga fushat e shpejta në ato me dhe, duke grumbulluar 29 ndeshje brenda 71 ditëve, ka rënduar gjendjen e tij fizike.

Problemet e shpeshta si marramendja, përzierjet dhe rënia vertikale e energjisë, të cilat u shfaqën edhe në ndeshjen kundër Cerundolo-s, nuk varen më ekskluzivisht nga temperaturat e larta mbi 30 gradë celsius.

Kjo u vërtetua në turnetë e Romës dhe Wimbledon-it, ku Sinner pësoi rënie të ngjashme fizike edhe në kushte atmosferike të freskëta dhe me shi. Pavarësisht përpjekjeve të stafit të tij teknik për ta motivuar gjatë ndeshjeve, krizat e përsëritura po shfaqen jashtë rregullave të zakonshme të mjekësisë sportive.

Pas eliminimit të fundit, vetë tenisti pranoi nevojën e kryerjes së ekzaminimeve të detajuara mjekësore për të gjetur burimin e këtyre krizave.

Masat parandaluese si përdorimi i kapeleve të çelura apo kremrave mbrojtës nuk po rezultojnë më të mjaftueshme për të rritur rezistencën e tij në ndeshjet me format pesë sete. Sinner mbetet në pritje të rezultateve të testeve klinike për të kuptuar nëse bëhet fjalë për një problem të lidhur me neurotransmetuesit apo me përshtatjen termike.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat