Venus Williams flet për rikthimin e Serenës

Tenis

Venus Williams flet për rikthimin e Serenës

Më: 4 qershor 2026 Në ora: 15:38
Venus e Serena Williams

Bota e tenisit u befasua gjatë kësaj jave, në mes të zhvillimit të turneut “Roland Garros”, kur u konfirmua zyrtarisht rikthimi në fusha i Serena Williamsit.

Amerikania do të marrë pjesë në turneun “WTA” të “Queen’s” në garën e dysheve, ku do të luajë përkrah kanadezes Viktoria Mboko. Objektivi i 44- vjeçares është të rikthejë ritmin e garës dhe më pas të kalojë edhe në konkurrimin individual, sapo të ndihet plotësisht e gatshme.

Motra e saj më e madhe, Venus Williams, e cila vazhdon ende karrierën aktive pavarësisht spekulimeve për tërheqje, komentoi për kanalin “TNT” rikthimin e Serenës:

“Të them të drejtën, nuk e kam parë duke u stërvitur.

Por cilësia e goditjeve të saj është padyshim ende aty. Mendoj se kjo është diçka natyrale për të.

Serena është shumë këmbëngulëse dhe luftëtare.

Prandaj nuk jam aspak e shqetësuar për mënyrën se si do të luajë”, deklaroi Venus.

Ekziston mundësia që motrat Williams të bashkohen sërish në një ndeshje dyshe, një ngjarje që do të tërhiqte vëmendjen e mbarë botës së sportit.

Madje, në qarqet e tenisit po qarkullojnë spekulime se Venus mund t’i japë fund karrierës së saj pikërisht duke luajtur përkrah motrës së saj në një paraqitje të fundit historike.
 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat