Diellza Kolgeci zotohet për një turne madhështor të tenisit VIP

Tenis

Diellza Kolgeci zotohet për një turne madhështor të tenisit VIP

Nga: K.G. Më: 12 qershor 2026 Në ora: 19:54
Diellza Kolgeci

Prishtina do të jetë nesër qendër e sportit dhe argëtimit me organizimin e “VIP Tennis Tournament 2026”, një ngjarje që pritet të mbledhë emra të njohur të politikës, estradës dhe sportit nga Kosova.

Organizatorja e këtij eventi, Diellza Kolgeci, ka bërë të gjitha përgatitjet për një turne që synon të ketë karakter garues, por edhe atmosferë ekskluzive sociale dhe argëtuese.

Sipas agjendës së publikuar, aktiviteti do të nisë në ora 11:45 me arritjen dhe regjistrimin e pjesëmarrësve në fushat e tenisit.

Në ora 12:00 do të mbahet ceremonia e shortit dhe prezantimi i ndeshjeve, ndërsa deri në ora 15:00 të pranishmit do të shijojnë atmosferë festive me muzikë nga DJ dhe kokteje të ndryshme.

Nga ora 13:00 do të servohen ushqime të lehta, fruta të freskëta dhe ëmbëlsira për të gjithë mysafirët.

Gjatë gjithë aktivitetit, të ftuarit do të kenë mundësi të kalojnë kohë në një ambient sportiv, socializues dhe argëtues në kuadër të “VIP Tennis Tournament 2026”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat