Kosova ka përmbyllur paraqitjen në Davis Cup 2026, ku ishte pjesë një grupi mjaft të fortë me Moldavinë, Gjeorgjinë dhe Maqedoninë e Veriut në Group III Europe.
“Edhe pse rezultatet këtë herë nuk ishin në favorin tonë, ekipi ynë tregoi angazhim maksimal dhe përfaqësoi vendin me dinjitet.
Faleminderit ekipit për mundin dhe përkushtimin e treguar gjatë gjithë garës.
Vitin e ardhshëm, Kosova do të garojë në Grupin IV, me synimin për t’u rikthyer më e fortë!”, thuhet nga FTK.