Numri një i botës, Jannik Sinner, ka siguruar kualifikimin në raundin e tretë të Wimbledonit, pasi mposhti portugezin Nuno Borges me rezultat 3:0 (7:6, 7:6, 6:4).
Mbrojtësi i titullit arriti fitoren pas dy orësh e 32 minutash lojë.
Në raundin e tretë, Sinner do të përballet me amerikanin Jenson Brooksby, i cili eliminoi peruanin Ignacio Buse me rezultat 3:0 (6:2, 6:2, 6:3).
Kualifikimin e siguroi edhe rusi Daniil Medvedev, që përmbysi spanjollin Daniel Mérida Aguilar me rezultat 3:1 (3:6, 6:3, 7:5, 6:2).
Në fazën e tretë avancon edhe amerikani Frances Tiafoe, i cili mposhti francezin Terence Atmane me shifrat 3:1 (7:6, 6:1, 4:6, 6:4).
Kundërshtari i tij i radhës do të jetë britaniku Jan Choinski.