Zverev kualifikohet në raundin e tretë

Tenis

Zverev kualifikohet në raundin e tretë

Më: 3 korrik 2026 Në ora: 10:28
Zverev

Janë mbyllur në Londër takimet e raundit të dytë të grand slam-it të Wimbledon në tenis.

Numri 3 në botë për meshkuj, gjermani Alexander Zverev, fitoi 3-0 ndaj Valentin Royer.

Në raundin e tretë kualifikohet edhe italiani Matteo Berrettini, që mundi 3-1 Arthur Fils. Një biletë për më tej sigurojnë edhe Grigor Dimitrov, Taylor Fritz, Karen Khachanov e Flavio Cobolli.

Te femrat, tenistja polake Iga Swiatek mundi 2-0 Karolina Pliskova.

Po 2-0 fiton edhe tenistja amerikane Madison Keys, ndërkohë që kualifikohen edhe Emma Navarro, Marta Kostyuk e Amanda Anisimova.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat