Janë luajtur ndeshjet e radhës së raundit të parë të gramnd slam të US Open.
Te meshkujt, spanjolli Carlos Alcaraz fitoi 3-0 (6-4, 6-4, 6-4) ndaj Roman Safiullin.
Në raundin e dytë avancon edhe greku Stefanos Tsitsipas, rusi Andre Rublev, italianët Matteo Berrettini e Luciano Darderi, amerikani Ben Shelton e ceku Jakub Mensik.
Te femrat, fitore pa probleme për numrin 1 në botë, bjellorusen Aryna Sabalenka, që mundi 2-0 (6-2, 6-4) Maria Osorio. Më tej avancon edhe Elina Svitolina e Ukrainës.
Eliminohet që në raundin e parë Venus Williams, ndërkohë që kualifikohen më tej amerikanet e tjera Emma Navarro, Sloane Stephens e Amanda Anisimova.