Janë mbyllur sot ndeshjet e raundit të parë në grand slam-in e US Open.
Tenisti gjerman Alexander Zverev, numri 2 në botë, fitoi me vështirësi 3-2 (6-4, 3-6, 6-7, 7-5, 6-4) ndaj italianit Lorenzo Sonego.
Në raundin e dytë kualifikohen edhe francezi Gael Monfils, italianët Mattia Bellucci e Lorenzo Musetti, amerikani Taylor Fritz, argjentinasi Francisco Cerundolo dhe gjermani Jan-Lennard Struff.
Te femrat, tenistja japoneze Naomi Osaka mundi 2-0 (7-6, 7-6) Anastasia Zakharova.
Një biletë për në raundin tjetër sigurojnë edhe rusja Anastasia Potapova, belgia Elise Mertens e kazakja Yulia Putinseva.