Learta Muharremi në çerekfinale 

Tenis

Learta Muharremi në çerekfinale 

Më: 9 shtator 2026 Në ora: 21:32
Tenistja Learta Muharremi - majtas

Tenistja Learta Muharremi ka arritur në çerekfinale të turneut ndërkombëtar “Tumba Kumanovë Open 2026” U16.

“Në raundin e parë, Learta triumfoi ndaj tenistes nga Maqedonia e Veriut, Vedrana Taneska, me rezultat 2:1 (6:1, 4:6, 6:1).

Ndërsa dje, në raundin e dytë, ajo shënoi një tjetër fitore të sigurt, duke mposhtur Dea Kretevska me rezultat 6:4, 6:2.

Në çerekfinale, Leartën e pret tenistja Amajla Kadriq nga Bosnja dhe Hercegovina”, ka njoftuar Federata e Tenisit e Kosovës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat