Rybakina kap kreun e renditjes te femrat

Tenis

Rybakina kap kreun e renditjes te femrat

Më: 15 shtator 2026 Në ora: 11:03
Rybakina

Pas përfundimit të grand slam të US Open, është publikuar renditja e re e tenistëve, në të dyja kategoritë. Ashtu sikurse ishte publikuar më herët, te femrat, në krye të renditjes botërore u ngjit kazakja Elena Rybakina.

Fituesja e US Open ka parakaluar në renditje bjellorusen Aryna Sabalenka, që lë kreun pas një kohe të gjatë.

Pas tyre vijnë dy teniste amerikane, Jessica Pegula e Coco Gauff, ndërkohë që pesëshja plotësohet me rusen Mirra Andreeva.

Te meshkujt, tenisti italian Jannik Sinner vazhdon të komandojë edhe pse nuk mori pjesë në turneun amerikan dhe nuk luan prej një muaji. Por Alexander Zverev, fitues në Nju Jork, rrezikon t’i rrëmbejë kreun.

Shumë larg dy të parëve spanjolli Carlos Alcaraz në vendin e tretë, ndërkohë që në “top 5” janë edhe Ben Shelton e Felix Auger-Aliassime. Ndërsa tenisti serb Novak Djokovic ka zbritur në vendin e 12-të.

“Top 5”-Meshkuj

1-Jannik Sinner, 11.500 pikë

2-Alexander Zverev, 9.690 pikë

3-Carlos Alcaraz, 5.560 pikë

4-Ben Shelton, 4.680 pikë

5-Felix Auger-Aliassime, 3.890 pikë

“Top 5”-Femra

1-Elena Rybakina, 9.901 pikë

2-Aryna Sabalenka, 7.875 pikë

3-Jessica Pegula, 7.265 pikë

4-Coco Gauff, 7.244 pikë

5-Mirra Andreeva, 5.743 pikë

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat