Roger Federer ka folur për Jannik Sinner-in, Carlos Alcaraz-in dhe Alexander Zverev-in në një intervistë për “Gazzetta dello Sport”, me rastin e Laver Cup.
Për Sinner-in, ish-tenisti zviceran është i qartë: “Me fitoret e këtij viti, Sinner ka treguar se është më i forti për momentin. Tani është i dëmtuar, por deri atëherë kishte luajtur shumë mirë.”
Federer ka fjalë të mëdha vlerësimi edhe për Carlos Alcaraz-in. “Ta shohësh Alcarazin duke luajtur është thjesht një kënaqësi. Ai djalë është një gjeni në fushë. Është e pabesueshme sasia e goditjeve që arrin të krijojë.”
Megjithatë, sipas Federer, pikërisht numri i madh i mundësive që krijon ndonjëherë mund të kthehet edhe në një vështirësi për spanjollin.
“Problemi është se ndonjëherë ka edhe shumë mundësi dhe mund të përfundojë duke humbur pak brenda të gjitha atyre alternativave. Shpresoj që këto ditë në Londër t’i japin atij dhe të gjithë të tjerëve shtysën e nevojshme për pjesën tjetër të sezonit”, u shpreh Federer.
Ish-numri 1 i botës foli edhe për Alexander Zverev-in, fitues i dy Grand Slam-ëve këtë vit.
“Këtë vit isha në Royal Box, në Wimbledon, dhe e pashë duke luajtur kundër Leheckas. Mendova se po luante vërtet shumë mirë. Prej kohësh i thoSHa se duhej ta godiste topin më fort nga fundi i fushës dhe më në fund po e bën këtë”, tha Federer.
Në fund, zvicerani vlerësoi edhe lidhjen e Zverev-it me Laver Cup: “Është bukur ta kemi sërish këtu. Ai ka qenë një nga mbështetësit më të mëdhenj të Laver Cup që nga fillimi.”