Trofeu në Tokio nuk ndryshon pronar. Carlos Alcaraz sot në finale të turneut në kryeqytetin e Japonisë mposhti Jiri Leheçkën me rezultat 2:0 (7:6, 6:4) dhe mbrojti titullin e fituar vitin e kaluar.
Ky është njëkohësisht trofeu i tretë i Alcarazit në vitin 2026, pasi më herët kishte fituar Australian Open dhe turneun në Doha.
Spanjolli u dëmtua në prill, në turneun e Barcelonës, dhe për shkak të dëmtimit të kyçit të dorës qëndroi jashtë fushës deri në US Open.
Më pas mori pjesë në Grand Slam-in e fundit, ku në çerekfinale humbi nga amerikani Ben Shelton.