Drejtuesit e ATP-së janë sërish në qendër të kritikave.
Tenisti spanjoll Carlos Alcaraz deklaroi sot se lojtarët po detyrohen të marrin pjesë në shumë turne dhe të zhvillojnë shumë ndeshje. Këtë e raportoi Sky Sports.
“Një nga arsyet pse po shohim lojtarë që pësojnë lëndime është se ata (zyrtarët e ATP-së) ndonjëherë na bëjnë shumë presion që të luajmë në një numër të madh turnesh dhe ndeshjesh.
Kjo po shkon në drejtimin e gabuar”, tha Alcaraz para gazetarëve në Shangai.
Tenisti spanjoll dy ditë më parë fitoi titullin në Tokio, ndërsa të shtunën do ta zhvillojë ndeshjen e raundit të parë në Mastersin e Shangait, kundër argjentinasit Juan Manuel Cerundolo.
Alcaraz tha se është i gatshëm për sfidën:
“Jam gati ta pranoj sfidën e këtij turneu.
Nëse shikojmë disa vite prapa,
kjo pjesë e sezonit nuk ka qenë kurrë më e mira për mua. Thjesht dua të jem në formë të mirë për këtë turne, sepse vërtet dua të fitoj turne.
Aktualisht mendoj se kjo është një shtysë shtesë që kam për pjesën e mbetur të sezonit".