Gojo shënon fitoren më të madhe të sezonit

Tenis

Gojo shënon fitoren më të madhe të sezonit

Më: 20 tetor 2026 Në ora: 16:36
Tenisti kroat Borna Gojo

Tenisti kroat Borna Gojo është kualifikuar në raundin e dytë të turneut ATP në Lyon, pasi në raundin e parë mposhti britanikun Arthur Fery me rezultat 2:0 (6:3, 7:6), pas një ore e 40 minutash lojë.

Pas kalimit me sukses të kualifikimeve, Gojo zhvilloi një paraqitje të shkëlqyer edhe ndaj Feryt, i cili ishte bartësi i tetë i turneut dhe gjysmëfinalist i Wimbledonit të këtij viti. 

Kjo ishte fitorja e parë e kroatit në tabelën kryesore të një turneu ATP gjatë këtij sezoni.

Në raundin e ardhshëm, Gojo do të përballet me fituesin e ndeshjes ndërmjet gjermanit Daniel Altmaier dhe francezit Titouan Droguet.
 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat