Krueger në finalen e turneut WTA në Osaka

Tenis

Krueger në finalen e turneut WTA në Osaka

Më: 24 tetor 2026 Në ora: 16:17
Amerikania Ashlyn Krueger

Amerikania Ashlyn Krueger dhe çekja Katerina Siniakova do të përballen të dielën në finalen e turneut të tenisit WTA në Osaka të Japonisë.

Krueger, e renditur në vendin e 55-të në ranglistën botërore, siguroi finalen pasi mposhti bashkëkombësen e saj dhe favoriten e parë të turneut, Ann Li, e cila renditet e 25-ta në WTA. Ndeshja përfundoi me rezultatin 2:1 (6:4, 6:7, 6:3), pas dy orësh e 15 minutash lojë.

Në anën tjetër, Siniakova, e renditur në vendin e 86-të në botë, triumfoi ndaj britanikes Katie Boulter, bartëse e tetë e turneut, me rezultat 2:0 (6:1, 6:4). Për këtë fitore, çekes iu deshën vetëm 90 minuta lojë.

Siniakova, 30-vjeçare, do të luftojë për titullin e saj të gjashtë në konkurrencën individuale të WTA-së, në finalen e saj të 11-të. Titullin e fundit në këtë konkurrencë e fitoi në tetor të vitit 2023 në Nanchang të Kinës, ku në finale mposhti bashkëkombësen Marie Bouzková.

Ndërkohë, Krueger e ka fituar një herë turneun e Osakës, në vitin 2023, kur në finale mposhti kinezen Lin Zhu. Një tjetër fitore do t'i sillte asaj titullin e dytë në karrierën e saj në turnetë e WTA.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat