KV M-Technologie: Viti 2020, një vit i vështirë për tërë botën

Volejboll

KV M-Technologie: Viti 2020, një vit i vështirë për tërë botën

Nga: K.G. Më: 1 janar 2021 Në ora: 13:12
KV M-Technologie: Viti 2020, një vit i vështirë për tërë botën

Klubi i volejbollit e M-Technologie nga Prishtina, kampion në fuqi, vlerëson vitin 2020 si vitin më të vështirë.

“Një vit i vështirë për tërë botën, një vit me plot sfida dhe sakrifica për tërë ne! 

Për klubin tonë si klubin me të trofeshëm dhe me të suksesshëm në vend ishte vit i suksesit, vit i shpalosjes së vlerave të mëdha të klubit që vijnë si rezultat i një pune profesionale i të gjithë stafit të trajnerëve, mjekut dhe atyre që janë me meritorët për shpalljen e klubit kampion për sezonin 2019/2020,  lojtareve të klubit apo me mirë të themi “Heroinave“ të klubit. 

Lojtaret Drenusha Asllanaj, Shqipe Kçiku, Amela Llugaliu, Linda Selmani, Majlinda Abazi, Mirjeta Bylykbashi, Edona Gjosha, Xhudjena Kruti, Entela Muqolli, Anet Alfonso Benitez, Lianma Flores, Izel Kahraman, Ereza Rushiti. 

Ky formacion i ekipit për herë të 8-të pas luftës e shpalli ekipin “M-Technologie “ kampion! 

U garua me një sistem të garave shumë intenziv, çdo të tretën ditë ndeshje derbi duke arrit më në fund qëllimin dhe objektivat e parashtruara qysh në fillim të vitit.   

Të gjitha këto arritje të klubit do të ishin të pamundura pa mbështetjen e madhe të parezerv të kompanisë “M Technologie “ me presidentin e saj dhe te klubit z. Rrustem Pacollit i cili na dha dhe po vazhdon të na përkrah në çdo aspekt, andaj të gjithë ne jemi mirënjohës dhe falënderues presidentit dhe kompanisë “M -Technologie“ .  

Në fund tërë ekipit tone ju urojmë Vitin  e Ri 2021, duke ju dëshiruar që ta kemi një vit të mbarë, me shëndet të mirë dhe me suksese te reja!” Gëzuar”, shkruan në faqen e M-Technologie.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat