Valmira Ramadani: Synimet dhe vendimet e mija ishin të qarta 

Volejboll

Valmira Ramadani: Synimet dhe vendimet e mija ishin të qarta 

Nga: K.G. Më: 16 prill 2021 Në ora: 22:46
Valmira Ramadani

Volejbollistja Valmira Ramadani është e ngazëllyer që me Dritën nga Gjilani fituan titullin e kampionit të Kosovës. 

Ajo është krenare për suksesin e arritur dhe ka falënderuar edhe drejtuesit dhe bashkëlojtaret e klubit.

Ramadani është prej volejbollisteve më të mira në vendin tonë dhe kudo që luan edhe e bën diferencën.

Image

Është lojtare me karakter të fortë dhe i jep shpirt ekipit.

“E lumtur jashtë mase, falënderoj klubin e volejbollit KV Drita - femrat që më besoj rolin e qendrës mua, falënderoj trajnerin tim Lorik Ilazi që besoj në punën dhe aftësitë e mija, falënderoj juve të dashura bashkëlojtare që për asnjë moment nuk dyshuat në mua dhe më ndihmuat drejtë qëllimeve tona të përbashkëta të arrijmë aty ku donim ne, falenderoj ndihmës trajnerët dhe gjithë stafin e Dritës, president, drejtor e gjithë ju që na ndihmuat deri në qëllimin kryesorë kampion i Kosovës.

Image

Synimet dhe vendimet e mija ishin të qarta që nga fillimi dikush i përkrahu e i respektoj e dikush nuk i përfilli dhe i degradoj në atë mënyrë sa që fjalë të ndryshme më lënduan edhe mua në një mënyrë, më e fortë se kurrë viti im në Dritë ishte një vit sa i sfidave aq edhe i sukseseve.

Më lejoni të ju them vetëm pak fjalë ju që nuk besuat në punën dhe aftësitë e mija si lojtare, ju që më gjykuat vendimet e mija dhe ju që nuk më përkrahët në këtë rrugëtim unë nuk isha çfarëdo lojtare, unë nuk isha karrem i askujt dhe unë nuk i pata frikën as bankës rezervë e as formacionit, thjeshtë besova në punën time gjë që dëshmoj koha. 

Image

E lumtur që përmbylla një vit si kampione, e lumtur që arrita atë çka ëndërrova, thellë në zemër ju familja ime që ishit mbështetja ime më e madhe në jetë shpresoj tju bëjë krenar gjithmonë sepse e meritoni, e dashur Dhuratë H. Sylejmani ti je pjesë e familjes sime tash e sa kohë dhe te konsideroj si motër më vjen mirë që së bashku ia dolëm, pasi në te gjitha ngjarjet dhe rrugëtimet ne i kaluam bashkë.

Qëllimi im tani është të fokusohem tek Kombëtarja e Kosovës t’i shërbej vendit tim në mënyrë dinjitoze dhe me paraqitje sa më te mira dhe të korrim suksese me përfaqësuese gjithashtu”, ka shkruar Ramadani në profilin e saj në facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat