Kombëtarja e Kosovës udhëton për në Mal të Zi

Volejboll

Kombëtarja e Kosovës udhëton për në Mal të Zi

Më: 6 maj 2021 Në ora: 11:38
Kombëtarja e Kosovës udhëton për në Mal të Zi

Kombëtarja e vajzave në volejboll, u nis në drejtim të kryeqytetit të Malit të Zi, Podgoricës, ku do të zhvillojë fazën e parë të kualifikimeve për CEV EuroVolley 2021.

Volejbollistet tona pas qëndrimit 14 ditor në Istog, u nisen direkt për në Mal të Zi.

Kombëtarja jonë gjendet në Grupin D, së bashku me Malin e Zi, Sllovakinë dhe Finlandën.

Kualifikimet fillojnë të premten, më 7 maj 2021, në SC Verde në Podgoricë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat