Peja ftohet në turneun ndërkombëtar në Mal të Zi

Volejboll

Peja ftohet në turneun ndërkombëtar në Mal të Zi

Nga: K.Goca Më: 28 maj 2021 Në ora: 15:20
Peja ftohet në turneun ndërkombëtar në Mal të Zi

Klubi volejbollit Peja ftohet në turneun ndërkombëtar në Mal të Zi, që do të mbahet me 24 e 25 korrik.

Është herë e dytë që volejbollistet pejane ftohen në një turne që marrin pjesë disa shtete.

Kryetrajneri i Pejës, Qazim Kelmendi, tha se është një turne i mirëseardhur për klubin e tij, sidomos vashat e tij të tregojnë veten.

“Për herë të dytë KV Peja F ftohet në një turne ndërkombëtar në Gusi të Malit të Zi.

Vitin e kaluar ishim pjesëmarrës në mesin e 4 ekipeve, ku vashat pejane edhe pse në moshë të re treguan një paraqitje të shkëlqyeshme dhe fituam tureneun.

Shpresojmë që edhe këtë vite të paraqitemi sa më mirë që të jetë e mundshme edhe pse shihet se në këtë vit sipas organizatorit do të ketë nga 4 shtete: Bosnja, Serbia, Mali i Zi dhe Kosova.

Ne radhët e pejaneve kemi mjaft  lojtare premtuese edhe pse të reja kemi disa me një gjatësi mbi 178 centimetra dhe 3 mbi 183 centimetra”, tha Kelmendi për gazetën kombëtare “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat