Drita në Kupën Ballkanike 

Volejboll

Drita në Kupën Ballkanike 

Nga: K.G. Më: 31 gusht 2021 Në ora: 20:33
Drita në Kupën Ballkanike 

Kampionja e Kosovës, Drita nga Gjilani, do të garojë në Kupën Ballkanike (femrat).

Synimi i këtij ekipi është që të tregoj lojëra sa më të mira në këtë garë mjaft të fortë.   

"KV Drita këtë vit do të luajë në Kupën Ballkanike për ekipe të femrave “BVA Cup”

Ekipi jonë do të jetë ekipi i vetëm në volejbollin e Kosovës për femra që do të përfaqësojë volejbollin kosovar në garat ndërkombëtare.

Përgatitjet për stinorin e ri i kemi filluar dhe gara e parë që na pret këtë vit, është pikërisht gara ndërkombëtare e cila do të zhvillohet me 17, 18 dhe 19 shtator në Stamboll të Turqisë.

Në këtë garë përveç Dritës sonë do të jenë pjesëmarrëse edhe 4 ekipe tjera nga shtete të ndryshme të Ballkanit.

Në luftë për Kupën Ballkanike “BVA Cup” do të jenë edhe: Aydın Büyükşehir Belediyespor,ekipi i Superligës turke i cili vitin e fundit u rendit i 6-ti në tabelën përfundimtare.

Aris Thessaloniki, ekipi i Superligës greke i cili vitin e fundit u rendit i 3-ti në tabelën përfundimtare.

Jedinstvo Stara Pazova, ekipi i Superligës serbe i cili vitin e fundit u rendit i 3-ti në tabelën përfundimtare.

OK Janta Volej Skopje, ekipi i Superligës nga Maqedonia e Veriut i cili vitin e fundit u shpall kampion i Maqedonisë.
Garat Ballkanike do të luhen në pallatin e bukur të volejbollit “Burhan Felek””, njofton KV Drita.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat